842 raste të reja dhe një vdekje me COVID-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të rasteve me COVID-19.

Sipas këtij raporti, 842 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga 2,069 testime gjithsej, shkruan lajmi.net.

Në 24 orët e fundit gjithashtu ka pasur një vdekje me COVID-19.

Shqetësuese është fakti se pozitiviteti i rasteve ka shkuar në mbi 40 përqind.