84 vjeçarja nga Fushë Kosova e humb betejën me Covid-19

Bilanci i të vdekurve në Kosovë nga Covid-19 ka marrë trajektoren e ngritjes ditëve të fundit. Vetëm sot janë konfirmuar tre të vdekur nga Covid-19.

Ndërsa në orët e pasdites 84 vjeçarja nga Fushë Kosovë, ka humbur betejën me Covid-19.

Rasti për IndeksOnbline e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së  Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Viktima është 84 vjecare. Është nga Fushë Kosova, ndërsa më parë  ka qenë e diagostifikuar edhe me sëmundje të tjera shoqëruese, mirëpo Covid-19 e ka goditur rëndë, sa ajo nuk ka mundur t’i bëj ballë”, tha Topalli për IndeksOnline.

Tutje ai ka treguar se viktima ka qenë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa vdekjen e saj e kanë konstatuar stafi i Qendrës Kryesore Familjare në Fushë Kosovë