ANKARA (AA) – Popullsia e përgjithshme e 128 shteteve, të cilët në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) kundërshtuan vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, përbën rreth 82 për qind të popullsisë së botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i Trumpit për Kudsin, i cili ishte pritur me reagime në shtete të shumta të botës, duke filluar nga shtetet islame, dje në AP-OKB u kundërshtua me një mbështetje të madhe.
Popullsia e përgjithshme e 128 shteteve të cilët kundërshtuan vendimin e SHBA-ve dhe votuan “pro” projekt-rezolutës së OKB-së, është 6 miliardë e 187 milionë. Ky numër përbën 82.5 për qind të numrit të popullsisë së përgjithshme të gjithë botës, i cili është 7.5 miliardë.
Tetë shtetet, të cilët vepruan së bashku me Trumpin dhe votuan kundër rezolutës, me popullsi të përgjithshme prej 380 milionë banorësh, përbëjnë 5.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të botës.
21 shtete të cilët nuk preferuan të marrin pjesë në votimin e AP-OKB, me gjithsej rreth 290 milionë banorë, përbëjnë 3.8 për qind të popullsisë së përgjithshme të botës.
Ndërkaq, popullsia e 35 shteteve të cilët abstenuan në votim, 650 milionë banorë, përbën 8.6 për qind të popullsisë botërore.
Të paktën 8 nga çdo 10 njerëz në botë qëndruan kundër vendimit të SHBA-ve, i cili i dha një goditje të rëndë shpresave për paqe në Lindjen e Mesme.