Ballina Lajmet 8 viktima të reja nga Covid-19 në Maqedoni, në mesin e tyre...

8 viktima të reja nga Covid-19 në Maqedoni, në mesin e tyre një 24 vjeçare

Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona në vendin Maqedoninë Veriore. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren nga Tetova, e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup. Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

 Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit numër më të lartë të viktimave ka Tetova, 4.

Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona pozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga Kumanova, 12 nga Struga dhe 12 nga Tetova. Ndërsa në qytet tjera është regjistruar numër 1 shifrorë. Numër më të lartë të rasteve aktive regjistron kryeqyteti me 1864 të tilla.

Sa u përket komunave të Shkupit, Çairi regjistron numrin më të lartë të rasteve aktive, 309, pasuar nga Gazi Baba me 193 raste dhe Aerodromi me 157 raste aktive. Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 120 persona të shëruar. Numër dyshifrorë ka vetëm në Shkup, 94.

Deri tani në Maqedoni janë infektuar 7975 persona. 4080 prej tyre janë shëruar, 376 kanë ndërruar jetë, ndërsa 3519 raste vazhdojnë të jenë aktive. Deri tani numri i përgjithshëm i testeve të bëra 76.107.

Exit mobile version