Sistemi i afatit të skadencës është pak i ndërlikuar.
Ka kompani që shënojnë datën e prodhimit, të tjera që shënojnë datën kur malli është shitur dhe data e skadencës në fakt nuk tregon nëse produkti mund të konsumohet apo jo pas saj.
Kjo datë është thjesht një sugjerim nga prodhuesi për t`ju treguar se është më mirë të konsumohet para asaj date, për një shije më të mirë.
Ama jo gjithmonë është e qartë nëse mund të konsumohet apo jo pas asaj date. Disa madje thonë që ka gjithmonë afat 6 muaj pas datës së skadencës. Kjo është e pavërtetuar shkencërisht.
Megjithatë duhet të dini që gjithsesi jo të gjitha produktet janë një afat skadence. Ka nga ato që nuk prishen asnjëherë. Kështu që mos i hidh poshtë.
- Mjalti
- Orizi
- Uthulla e bardhë
- Vanilja
- Kripa
- Mielli i Misrit
- Sheqeri
- Fasulet