Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.
Instituti apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Ndryshe, një ditë më parë u bë e ditur se Kosova ka siguruar Kosova 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer.
Ministri Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.
Telegrafi ka mësuar se vaksinat e para pritet të arrijnë në fund të janarit dhe pjesa tjetër në fillim të shkurtit.
Është bërë e ditur se krahas kësaj, Kosova do të marr nga COVAX edhe 360 000 vaksina, e që do të jenë falas.
Ndryshe, edhe Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinës antiCOVID-19.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një deklarate të bërë ditë më parë ka bërë të ditur se kanë siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID-19.
Ai kishte njoftuar se 10.750 dozat e para në Shqipëri do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.