Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 73 banorë të Gazës vriten nga sulmet izraelite që nga shpallja e...

73 banorë të Gazës vriten nga sulmet izraelite që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit

Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 73 palestinezë gjatë natës së kaluar në sulmet e saj ndaj Rripit të Gazës që nga njoftimi i marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile së Gazës, Mahmoud Basal, tha se viktimat përfshijnë 25 gra dhe 20 fëmijë, ndërkohë 230 palestinezë të tjerë janë plagosur që mbrëmë.

Basal tha se 61 nga viktimat u vranë në sulmet ajrore në Qytetin Gaza, duke i përshkruar orët e fundit në të gjithë enklavën si “jashtëzakonisht të vështira, veçanërisht në Qytetin Gaza”.

Më herët, një burim mjekësor për Anadolu tha se një sulm izraelit mbi një sheh banimi në Qytetin Gaza la të vdekur 20 palestinezë dhe shumë të tjerë të plagosur. Gra dhe fëmijë ishin mes njerëzve të vrarë në sulmin ajror.

Dëshmitarët okularë për Anadolu tha se një avionët luftarak izraelit kryen sulmet intensive në një shesh banimi në lagjen Sheikh Radwan në Qytetin Gaza.

Sipas Mbrojtjes Civile, pesë palestinezë të tjerë u vranë dhe mbi dhjetë u plagosën në një sulm izraelit ndaj një shtëpie në lagjen Rimal në Qytetin Gaza.

Në një sulm të tretë ndaj Qytetit Gaza, sipas burimeve mjekësore, katër palestinezë të tjerë u vranë pasi ushtria izraelite goditi një apartament në lagjen Al-Daraj.

Një vajzë e vogël gjithashtu u vra në një sulm izraelit me dronë ndaj një shtëpie në lagjen Shejaiya.

Po ashtu në Qytetin. Gaza, Mbrojtja Civile raportoi se tre palestinezë u vranë në një sulm izraelit tjetër ndaj një shtëpie.

Burimet lokale raportuan granatime të rënda të artilerisë izraelite dhe gjuajtje me makineri në drejtim të lagjeve Tel al-Hawa, Zeitoun dhe Al-Sabra në pjesën lindore dhe juglindore të Qytetit Gaza.

Në Rripin e Gazës qendrore, sipas një burimi mjekësor, tre palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dronë në dy apartamente në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Në Rripin e Gazës jugore, burime mjekësore thanë për Anadolu se dy palestinezë të tjerë u vranë në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin Khan Younis.

Mbrëmë, kryeministri i Katarit dhe ministri i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, konfirmoi marrëveshjen për armëpushim, e cila është përcaktuar të hyjë në fuqi të dielën. Ai përmendi fazën e parë, e cila do të zgjasë 42 ditë dhe përfshin lirimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë.

Njoftimi për armëpushim erdhi në ditën e 467-të të gjenocidit të Izraelit në Gaza, ku me ndihmën e SHBA-së ka vrarë dhe plagosur mbi 156 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Lufta izraelite në Gaza ka lënë gjithashtu mbi 11 mijë njerëz të zhdukur, me një shkatërrim të gjerë dhe krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të rënda humanitare globale.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Exit mobile version