Ballina Jeta Fitnes 72-vjeçari shkodran i pasionuar me çiklizmin pedalon çdo ditë 40 kilometra

72-vjeçari shkodran i pasionuar me çiklizmin pedalon çdo ditë 40 kilometra

Aleks Dushi

Aleks Dushi, 72- vjeçari nga Shkodra ka treguar për Euronews Albania sekretin që e mban në formë.

Natyra, biçikleta dhe aktiviteti fizik e ndjekin çdo ditë shkodranin i cili pavarësisht moshës ndjek rutinën e një të riu.

Në çdo stinë, lindja e diellit e gjen atë në xhiron e përditshme me biçikletë nga Shkodra në Zogaj.
Pas 40 vitesh mësues, fillimisht matematike dhe më pas historie, Aleksi, merr gjithnjë me vete edhe një libër.

Në një ditë profesori përshkon rreth 40 kilometra me biçikletë. Destinacionet janë nga më të ndryshmet, madje ka ditë që bën më shumë se 100 kilometra.

Biçikletën thotë se nuk do ta braktisë asnjëherë.

“Unë nuk e braktis biçikletën, por do më braktisin këmbët se s’kam pse ta braktis, lodhen këmbët. Nuk e di si do ndodhë,” – tha 72-vjeçari.

Gjatë jetës së tij profesori ndihet i realizuar ndonëse ka shumë mendime të kundërta sa i takon brezit të sotëm.

“Shumë njerëz sot i zgjidhin këto gjëra nëpërmjet palestrës. Është krejt e pamundur që ajo të zëvendësojë lëvizjen,” – u shpreh profesori. /euronews

 

Exit mobile version