Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndërtime të vendbanimeve të reja të kolonve në pjesën e pushtuar të...

Ndërtime të vendbanimeve të reja të kolonve në pjesën e pushtuar të Jerusalemit

Qeveria izraelite miratoi ndërtimin e 500 njësive të reja banimi për kolonët izraelit.

Ramat Shlomo është lagje ultra-ortodokse hebraike, që ndodhet pranë lagjes palestineze Shuafat. Me ndërtimin e njësive të reja të banimit synohet zgjerimi i vendbanimeve hebraike në qytetin palestinez Beyt Hanina si dhe vazhdimi i ndërtimit të vendbanimeve hebraike në pronat palestineze.

Palestinezët kërkojnë që plotësisht të ndalohet ndërtimi i vendbanimeve hebraike në territorin palestinez.

Më shumë se 200 mijë kolonë izraelitë aktualisht jetojnë në bashkësi në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e ka pushtuar së bashku me pjesën tjetër të Bregut Perëndimor, Rripin e Gazës dhe pjesë të Egjiptit dhe Sirisë që nga lufta e vitit 1967.

Më shumë se gjysmë milion izraelitë jetojnë në vendbanime në mbarë Bregun Perëndimor, përfshirë edhe Jerusalemin lindor.

Exit mobile version