Qeveria izraelite miratoi ndërtimin e 500 njësive të reja banimi për kolonët izraelit.
Ramat Shlomo është lagje ultra-ortodokse hebraike, që ndodhet pranë lagjes palestineze Shuafat. Me ndërtimin e njësive të reja të banimit synohet zgjerimi i vendbanimeve hebraike në qytetin palestinez Beyt Hanina si dhe vazhdimi i ndërtimit të vendbanimeve hebraike në pronat palestineze.
Palestinezët kërkojnë që plotësisht të ndalohet ndërtimi i vendbanimeve hebraike në territorin palestinez.
Më shumë se 200 mijë kolonë izraelitë aktualisht jetojnë në bashkësi në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e ka pushtuar së bashku me pjesën tjetër të Bregut Perëndimor, Rripin e Gazës dhe pjesë të Egjiptit dhe Sirisë që nga lufta e vitit 1967.
Më shumë se gjysmë milion izraelitë jetojnë në vendbanime në mbarë Bregun Perëndimor, përfshirë edhe Jerusalemin lindor.