Megjithëse ka pasur avancim dhe ulje të të sëmurëve nga tuberkulozi, në Kosovë ende numri që marrin këtë sëmundje është shumë i lartë.
Lulzim Çela menaxher i projektit për furnizim me barna në CDF , deklaroi se për të mundur sëmundjen e TBC-së, po angazhohet shumë parterë.
“Nga kjo sëmundje për çdo vit sëmuren rreth 700 kosovarë. Si sëmundje me këtë numër paraqet problem”, tha ai.
Majlinda Gjocaj, koordinatore e Programit Kombëtar për Tuberkulozin në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se këtë vit do të shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit në Ferizaj.
“Këtë vit do të shënohet atje, pasi që atje ka filluar te shënohet për herë të parë në Ferizaj. Kemi të ftuar shumë zyrtarë”, tha ajo sot në RTK.
Gjoca ka folur për të sëmurët me TBC. “Ka ulje të të sëmurëve nga Tuberkulozi. Është një luftë që po behët nga profesionistët shëndetësor”, tha ajo
Ndryshe Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe partnerët e tjerë shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit. Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën. Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch.