Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë u plagosën kur një traktor që transportonte punëtorë u përmbys në vendin e quajtur Hendek të qytetit perëndimor turk Sakaria.
Sipas Anadolu Agency, në vendin e quajtur Hendek është rrokullisur një traktor që po transportonte mbledhësit e lajthive.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dihet se kanë vdekur të paktën shtatë persona dhe 10 të tjerë janë plagosur.
Në vendin e fatkeqësisë ka mbërritur një numër i madh i ekipeve të ambulancës.
Mësohet gjithashtu se bëhet fjalë për punëtorë që kishin ardhur nga qyteti turk lindor i Dijarbakirit. /aa/