7 “shtëpi me kokë poshtë” që ofrojnë spektakël vizual

Shtëpitë me kokë poshtë janë një fenomen unik arkitektonik që mund të gjendet në të gjithë botën. Ne kemi zgjedhur disa nga strukturat e përmbysura më të famshme në planet dhe që kanë magjepsur këdo që i ka vizituar.

“WonderWorks” ndodhet në një park në Orlando të Florida-s. Është një qendër argëtimi e fokusuar te ekspozitat shkencore. U ndërtua më 4 Mars 1998. Ndërsa i afroheni hyrjes, do të shihni një strukturë të lartë që duket sikur është shkëputur nga një pikturë e Salvador Dalí. Dizajni i përmbysur i ndërtesës është një spektakël vizual që nga momenti që kaloni nëpër dyer e deri brenda ku do shijoni një labirint të ekspozitave interaktive, iluzioneve mahnitëse dhe aventurave që shtojnë adrenalinën. “WonderWorks” është një destinacion që premton kujtime të paharrueshme për vizitorët e të gjitha moshave.

“WonderWorks”

Një shtëpi që duket se është grisur nga faqet e një libri! Një mrekulli arkitekturore që sfidon nocionet tradicionale të gravitetit dhe i fton vizitorët të nisin një aventurë të çuditshme. Pjesa e jashtme është një kopje shumëngjyrëshe dhe e detajuar e një shtëpie tradicionale polake, por magjia e vërtetë qëndron brenda. Brendësia është një seri hapësirash të përmbysura, me mobilje dhe dekor të ngjitur pas tavanit dhe mureve. Përtej sharmit të saj të çuditshëm, Shtëpia me kokë poshtë është një dëshmi e zgjuarsisë së krijuesve të saj. Çdo detaj me përpikmëri për të krijuar iluzionin e një bote të kthyer përmbys, nga ndriçuesit e vendosur me kujdes deri te pasqyrat.

Szymbark, Poloni

Në qytetin piktoresk bregdetar të Trassenheide, të pret një pamje e veçantë. Kjo banesë aq sa jokoncencionale është surreale dhe e çuditshme.

Trassenheide, Gjermani

Në zemër të qytetit turistik të Detit të Zi, Batum në Gjeorgji do të përqafoni absurdin!

Batumi, Gjeorgji

E vendosur në qytetin e zhurmshëm të Taipei, kjo shtëpi e veçantë sfidon ligjet e gravitetit. Shtëpia me kokë poshtë në Taipei nuk është vetëm një testament i arkitekturës, por gjithashtu një pikë e nxehtë fotozhenike.

Taipei, Tajvan

Në qytetin e gjallë të Pattaya, ka një atraksion që qëndron unike ndaj pjesës tjetër. Është një përvojë që jo vetëm që kënaq sytë, por edhe ngacmon imagjinatën, duke sfiduar perceptimet tona për hapësirën dhe gravitetin.

Pattaya, Tajlandë

I ngulitur në zemër të Rostov-on-Don!

 Rostov-on-Don, Rusi