7 lojtarë largohen nga Barcelona

Arthur Melo është larguar, por fatin e brazilianit do të kenë edhe 6 futbollistë të tjerë të Barcelonës.

Gazeta “AS” raporton se në klubin katalanas do të ketë 7 largime futbollistësh dhe në këtë mënyrë do t’u hapet rruga integrimit të të rinjve dhe krijimit të një tjetër grupi me ambicie.

Në listë janë futbollistë të rëndësishëm, që deri tani kanë pasur rol kryesor në skuadër. Bëhet fjalë për Junior Firpon, Ivan Rakiticin, Martin Braithwaiten, Samuel Umtitin, Arturo Vidalin dhe Ousmane Dembelen.

Të gjithë janë në merkato dhe klubi i ka njoftuar që të sjellin oferta dhe të vendosin ku do të shkojnë. Problemi është se deri para pak ditësh askush nuk donte të largohej, por pas turpit në Champions, mund të ndryshojnë gjërat. Shumë ekipe të mëdha në Europë janë duke ndjekur me vëmendje situatën.