Strijat, që ndryshe njihen si striae distensae, duken si çarje e lëkurës me ngjyrë të kuqe, vjollce ose hiri. Më së shumti shfaqen në: bark, gjoks, kofshë, ije dhe vithe.
Shfaqja e tyre gjatë periudhës së shtatëzanisë është e zakonshme, megjithatë secilit mund t’i shfaqen në çfarëdo periudhe të jetës. Mendohet se edhe faktorët gjenetik kanë ndikim të konsiderueshëm në shfaqjen e strijave.
Disa hapa që mund t’i ndërrmerni për të ulur rrezikun e shfaqjes së strijave janë:
- Kontrolloni peshën tuaj
Ndihma më e madhe për parandalimin e strijave është mbajtja e peshës së shëndetshme. Strijat paraqiten atëherë kur lëkura zgjërohet shumë, për kohë të shkurtër, për shkak të shtimit të shpejtë të peshës. Strijat mund të paraqiten edhe pas humbjes së shpejtë të peshës. Strijat mund të shfaqen edhe te disa persona gjatë periudhës së rritjes së hovshme, sidomos gjatë kohës së pubertetit. Personat që mirren me bodybuilding mund të kenë strija pas shtimi të shpejtë të masës muskulare.
Hani ushqim të shëndetshëm dhe ushtroni në mënyrë që të menaxhoni sa më mirë peshën ideale.
- Hidratohuni
Sa më shumë që pini ujë ndikon në hidratimin e lëkurës dhe mbajtjen e saj të butë. Lëkurat e thata kanë më shumë predispozitë për shfaqjen e strijave. Sipas ‘Institute of Medicine’ sasia ditore e rekomanduar për konsumim të ujit është 3L për meshkuj dhe 2L për femra. Konsumimi i pijeve që përmbajnë kafeinë (kafës) rritë rrezikun e shfaqjes së strijave.
- Konsumoni ushqim të pasur me vitamina
Strijat mund të paraqiten edhe nëse keni mungesë të disa lëndëve ushqyese në pejsë të caktuara. Sigurohuni që ushqimi që konsumoni është i pasur me:
– Vitamin C
– Vitamin D
– Vitamin E
– Zink
– Proteina
- Përfshini ushqimin me Vitamin C rregullisht në menynë tuaj
Kolagjeni luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e fortësisë dhe elasticitetit të lëkurës. Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe në parandalimin e shfaqjes së strijave.
Vitamina C është përbërës i rëndësishëm në zhvillimin e kolagjenit. Frutat agrume (citrus) si portokalli dhe limoni janë të pasura me Vitamin C.
- Merrni Vitamin D
Disa studime shfaqin lidhshmëri të nivelit të Vitaminës D në organizëm dhe shfaqjes së strijave. Mënyra më e lehtë e marrjes së vitamin D është ekspozimi në diell. Vitamina D ndodhet në bukë, drithëra dhe produkte të qumështit.
- Konsumoni ushqim të pasur me Zink
Zinku është përbërës i rëndësishëm në shëndetin e lëkurës. Ndihmon uljen e inflamacionit dhe luan rol të rëndësishëm në procesin e shërimit të plagëve. Nuk ka shumë të dhëna se zinku ndikon në uljen e mundësisë së shfaqjes së strijave, por dihet se konsumimi i ushqimit të pasur me Zink, si peshku, bademat, tërshëra , ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës.
- Trajtimi me vajëra
Vajëra të dobishme janë: vaji i ullirit, vaji i vitaminës E, vaji i ricinit dhe vajërat esenciale. Vaji i vitaminës E luan rol të rëndësishëm në rritjen elasticitetit të lëkurës dhe parandalimit të strijave. Shumica e këtyre vajërave kanë veti antioksiduese që ulin lirimin e radikaleve të lira.