Mali Fuji është mali më i lartë në Japoni dhe ndodhet në ishullin Honshu.
Mali Fuji shtrihet rreth 100 kilometra në jug-perëndim të Tokios dhe mund të shihet shumë qartë edhe nga largësitë e mëdha.
Edhe pse Japonia është e njohur për qytetet e saj urbane, rreth 70 për qind e vendit është pjesë malore. Ky vend është destinacion i shumë turistëve që e duan natyrën dhe ngjitjen nëpër shtigje.
Padyshim, mali Fuji është atraksioni më i madh i Japonisë, duke qenë mali më i lartë i vendit me një sipërfaqe mbresëlënëse prej 3,776 metrash.
Disa fakte interesante të malit Fuji:
1. Ka tre vullkane në një
Mund të duket sikur është vetëm një mal gjigant, por Mali Fuji përbëhet nga tre vullkane të veçanta: Komitake në fund, Kofuji në mes dhe Fuji në krye, që është më i riu nga të tre.
2.Gratë e kanë pasur të ndaluar të ngjiten në këtë mal deri më 1868
Deri në vitin 1868 ka qenë e ndaluar që gratë të ngjitën në këtë mal. Kur u bë restuaurimi i tij në vitin 1868 gruaja e parë që u ngjit në këtë mal ishe Lady Fanny Parkers.
3.Është një vullkan aktiv
Ani pse është një vend i shenjtë dhe simbol i bukurisë, mali Fuji është në të vërtetë një vullkan aktiv që ulet në një kryqëzim të trefishtë të veprimtarisë tektonike, ku pajtohen Amurian, Okhotsk dhe Filipine.
4.Nuk ka shpërthyer prej vitit 1707
Përkundër të qenit vullkan aktiv, mali Fuji nuk ka shpërthyer që nga viti 1707, kur shpërtheu për dy javë. Kjo bëri që hiri të binte në qytetet e tij fqinje në Tokio dhe të formonte një krater të ri dhe kulmin në anën juglindore.
5. Është i rrethuar nga pesë liqene të bukura
Baza e malit Fuji është e rrethuar nga pesë liqene mahnitëse të cilat arrijnë rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit dhe ofrojnë pamje spektakolare të malit. Zona e liqeneve është bërë një vend popullor në mesin e turistëve falë vendosjes së tyre të pakrahasueshme. Për shkak të aktivitetit gjeotermik në zonë, ka burime të nxehta për tu larë – perfekt për lehtësimin e dhimbjeve që shfaqen pas ngjitjes gjatë ditës.
6.Ekzistojnë katër shtigje në majë
Duhet një mesatare prej rreth gjashtë orë për të arritur majën e malit dhe ka katër shtigje të ndryshme, në të cilat mund të ecni për tu ngjitur. Dhjetë stacione pushimi presin përgjatë çdo rruge, duke ofruar ushqim, pije etj.
7.Në këtë mal ngjiten rreth 300,000 alpinistë brena vitit
Duke qenë atraksion më popullor i Japonisë, mali viziton rreth 300,000 alpinistë çdo vit dhe duke pasur parasysh se mund të arrihet vetëm për më shumë se dy muaj të vitit, ky është një numër shumë mbresëlënës.