Janë disa bimë që lehtë kultivohen në ambiente shtëpiake, nuk u pengon ujitja e çrregullt, drita jo e barabartë dhe temperaturat e ndryshueshme.
Ato do të lulëzojnë në konviktet studentore, zyrat e ndryshme dhe në kënde të çdo shtëpie.
Epipremnum Pinatum Aureum ( hardhia pothos e artë)
Ka arsye pse kjo hardhi është një ndër më të popullarizuarat e bimëve që varen. Në ambientin origjinal, ajo mund të rritet në një përbindësh të vërtetë me fletë të mëdha të gjelbërta dhe të verdha.
Si bimë shtëpiake mund të rritet në mënyrë aggresive nga ndonjë enë apo rrasht i luleve, ndërsa me kujdes të vazhdueshëm mund të zhvillojë lule të mëdha dhe të pjekura.
Chlorophytum (Bima merimangë)
Një bimë e këtillë e maturuar, është një gjë madhështore. Ajo mund të rritet në shporta ose në majë të shtyllave, variacioni i larmishëm është më i zakonshmi.
Me kalimin e kohës kjo bimë krijon zgjatje tjera të fletëve që ofrojnë një pamje të mrekullueshme të varur. Këto bimë mund të shartohen lehtë për të krijuar variacone tjera, nuk kërkojnë shumë ujë, dritë apo temperaturë.
Sansevieria trifasciata ( bima gjarpër)
Dëshirojnë shumë dritë mirëpo mund të rriten edhe me më pak, nuk kërkojnë shumë ujitje.
Kur ndryshimi i shportës është i nevojshëm, grumbulli kryesor lehtë mund të ndahet në dy pjesë. Kjo bimë përmban ngjyrë të gjelbërt mbi të gjelbërt me gjethe si shpatë.
Llojet Dracanea
Ka shumë lloje të familjes Dracanea të përshtatshme për kultivim shtëpiak. D. Draco dhe D. Marginata janë bimë të mrekullueshme që tolerojnë një variacion të kushteve.
Gjethet mund të jenë të gjelbër, gjelbër dhe verdhë apo ndoshta me tri ngjyra. Kërkojnë të ujiten rregullisht gjatë verës dhe të lihen të thata gjata dimrit.
Succulent dhe Cacti (kaktusi)
Janë disa variacione të succulentëve dhe cacti shkretëtiror që pushtojnë qendrat kopshtare dhe shitoret ushqimore. Në përgjithësi succulentët janë bimë shkretëtire me gjethe të trasha, disa kanë pyka e disa jo.
Kakti në përgjithësi ka pyka dhe ka një strukturë interesante të gjetheve. Si lloj, këto të dyja rriten ngadalë dhe u mbijetojnë tërë torturave. Kanë nevojë për dritë, drenazhë të mirë në shporta dhe pak ujë.
Bromeliada
Këto bimë kanë një reputacion jo të drejtë, ndoshta sepse kërkon mundim që të shijoni lulëzimin e tyre. Është e vërtëetë se këto bimë të xhunglës janë të vështirë për t’u kultivuar në shtëpi sepse
kërkojnë temperaturë të caktuar dhe ujë, bashkë me lagështinë dhe dritën e filtruar.
Sidoqoftë, kanë shumë gjethe të bukura, kërkojnë pak pleh dhe dudat paraqiten rreth bimës që mund të shërbejnë të rritni koleksionin e tyre.
Dracaena sanderiana ( bambuja i fatit)
Këto bimë lulëzojnë në kushte të mjerueshme, ujitje e parregullt, ajër të kualitetit të dobët dhe dritë të keqe. Kjo bimë është e shkëlqyeshme për dhurata dhe shumë njerëz besojnë se sjell fat.