Ballina Jeta Shëndetësi 7 arsye pse duhet të pini çajin e gjelbërt rregullisht

7 arsye pse duhet të pini çajin e gjelbërt rregullisht

Për shkak se procesohet ndryshe nga çaji i zi, çaji i gjelbërt ka më shumë antioksidantë dhe polifenole natyrale. Ja disa nga arsyet pse duhet ta pini rregullisht.

Është i mirë për personat me diabet

Pirja e rregullt e çajit të gjelbërt ndihmon në rregullimin e nivelit të glukozës në trup, çka më pas rregullon sheqerin në gjak. Ata që konsumojnë çaj të gjelbërt rregullisht kanë më pak gjasa të preken nga dabeti.

Ndihmon në humbjen e peshës

Pirja e çajit të gjelbërt e përshpejton metabolizmit tuaj në mënyrë të natyrshme, duke e parandaluar rritjen e masave dhjamore në trupin tuaj. Për shkak se çaji i gjelbërt përmbanë sasi kafeine, ai poashtu i jep trupit energji para ushtrimeve.

Ju ndihmon të keni një zemër të shëndetshme

Besohet se çaji i gjelbërt ndihmon në uljen e stresit dhe poashtu në formimn e kolesterolit të dëmshëm, gjë që ndihmon të keni një zemër më të shëndetshme.

Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit

Besohet se çaji i gjelbërt e vonon sëmundjen e Alzheimerit dhe atë të Parkinsonit, për shkak se ky çaj ka fuqinë të mbrojë dhe riparojë qelizat e trurit.

Ul rrezikun e kancerit

Ky çaj ul rrezihun e kancerit të ezofagut, gjirit dhe prostates. Ai poashtu besohet se ndihmon në asgjësimin e qelizave kancerogjene në trup poashtu.

Depresioni

Theanina, një aminoacid shumë i rëndësishëm për shëndetin e mendjes dhe trupit, gjendet në gjethet nga të cilat përfitohet çaji i gjelbërt.

Për një lëkurë më të shëndetshme

Pirja e rregullt e këtij çaji, apo aplikimi i çajit të ftohtë në lëkurë në zonat problematikë të lëkurës suaj, e ngadalësojnë plakjen.

Exit mobile version