Qeveria e Malit ka bërë të ditur se të paktën 69 persona, përfshirë 25 emigrantë nga Mali, kanë vdekur pasi një varkë u fundos në brigjet e ujërave territoriale të Marokut më 19 dhjetor, transmeton Anadolu.
Ministri për malianët që jetojnë jashtë vendit dhe për integrimin afrikan, Mossa Ag Attaher, tha se varka e improvizuar me të cilën po udhëtonin emigrantët mori disa jetë njerëzish, duke përfshirë malianë.
“Njëzet e pesë të rinj nga Mali, për fat të keq, janë identifikuar zyrtarisht mes viktimave”, tha Ag Attaher.
Të paktën 69 persona raportohet se kanë vdekur në varkën e emigrantëve që transportonte 80 pasagjerë. Njëmbëdhjetë të mbijetuarit janë shtetas të Malit.
Konflikti, varfëria dhe papunësia disadekadëshe detyrojnë qindra të rinj nga Saheli dhe pjesë të tjera të kontinentit të marrin rrugë vdekjeprurëse për të udhëtuar përmes ujit në Spanjë dhe më vonë në vende të tjera perëndimore në kërkim të një jete më të mirë.