Edhe pse ishte paralajmëruar javë më parë, riformatimi i Qeverisë së Kosovës ka mbetur vetëm ide në letër tash për tash.

Ishte kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili para dy javësh pati paralajmëruar se brenda javës së kaluar do të dihen emrat e rinj, mirëpo ende asgjë konkrete.

Lajmi.net mëson se problemi i zyrtarizimit të emrave të rinj në qeveri është te LDK-ja, pasi që është pikërisht partia që nuk po ia miraton ndryshimet kryeministrit Isa Mustafa.

“Problemi është te LDK-ja, pasi që partia nuk mundet të arrijë konsensus sa i përket emrave të rinj në qeveri nga radhët e veta”, ka thënë një burim brenda qeverisë për lajmi.net.

Në anën tjetër, duket se PDK-ja i ka emrat për pozitat që i mban. “Për ministritë që i udhëheqë PDK-ja është kjo parti që vendos për emra, jo LDK-ja”, thonë në qeveri.

Exit mobile version