6,659 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659.

Ndryshe, kohë më parë infektologu, Salih Ahmeti ka deklaruar ditë më parë se ri-infektimi me coronavirus është një shqetësim.

“Në praktikën tonë kemi pasur disa raste që kanë manifestuar shenja klinike për herën e dytë dhe që të njëjtin kanë rezultuar pozitiv për herë të dytë në testin PCR. Gjithmonë te sëmundjet infektive raste përjashtuese ekzistojnë. Edhe te COVID-19, për arsye të ndryshme mund të ekzistojnë rastet e infektimit”, kishte pohuar ai.

E raste të ri-infektimit me coronavirus tashmë janë të konfirmuara.

Dy anesteziologë janë infektuar sërish me coronavirus, ka konfirmuar drejtori i kësaj Klinike, Nehat Baftiu.

Për këtë ka folur edhe drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se riinfektimi ndodh për dy arsye pasi që nuk dihet sa zgjatë imunizimi apo ndryshimeve që pëson virusi.