62% e prindërve përjetojnë stres, sipas hulumtimeve

Stresi ekziston në mënyrë të përhershme në jetën tonë të përditshme në çdo moshë që jemi. Detyrimet e kombinuara me “betejën” që bëjmë me kohën dhe nevojën tonë për të bërë gjithçka mirë dhe shpejt, kanë si pasojë të na stresojnë deri në atë pikë sa nuk mund të kontrollojmë atë që ndjejmë.

Por çfarë ndodh kur je prind dhe përveç vetes dhe detyrimeve je përgjegjës edhe për një, dy apo edhe tre krijesa të tjera në këtë planet. Më pas, gjërat vështirësohen dhe situata shpesh i arrin ose i kalon kufijtë tanë. Sipas një sondazhi të ri nga Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit Shtetëror të Ohajos, 62% e prindërve ndihen të rraskapitur nga përgjegjësitë që vijnë me rolin e tyre.

Kërkesat e shtuara dhe oraret e plota shpesh i çojnë prindërit në izolim, sepse u mungon energjia për t’u shoqëruar dhe për të kaluar kohë me miqtë e tyre pas një dite të ngarkuar me fëmijët dhe përgjegjësitë. Gjithashtu, presioni i akumuluar dhe stresi i vazhdueshëm mund të kenë efekte të pakëndshme në shëndetin mendor të prindërve.

Pra, përpara se situata që po përjetoni të arrijë në fazën përfundimtare, duhet të merrni edhe një herë situatën në duart tuaja dhe të harroni vështirësitë.