613 të vdekur nga COVID-19, 1 mijë e 880 persona vazhdojnë të jenë aktiv me këtë virus

61 raste të reja u konfirmuan dje si të infektuar me COVID-19.

Kësisoj numri i të infektuarve me koronavirus arriti në 15 mijë e 63 raste, nga gjithsej 62 mijë e 11 persona sa ishin të dyshimtë.

Si pasojë e këtij virusi deri më sot në Kosovë humbën jetën 613 persona, raporton Indeksonline.

Për fat të mirë janë 12 mijë e 570 raste që arritën të mundin këtë virus.

Numri aktiv i personave të infektuar me virusin COVID-19, tani për tani është 1 mijë e 880.