603 pacientë me Covid-19 të shtrirë në ShSKUK, 42 në gjendje të rëndë

Bazuar në raportet ditore, 603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Prej tyre, 419 janë konfirmuar me Covid-19, ku 369 janë në oksigjenoterapi.

Nga numri prej 419 pacientëve, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.

Në klinikat QKUK-së, ka 262 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar pozitiv, kurse në spitalet e përgjithshme 341 pacientë, ku 205 janë të konfirmuar si Covid-19.

ShSKUK apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të ju përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duke bartur maska dhe respektuar vendimet e nxjerra në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.