Aktualisht 60 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19 në komunën e Prishtinës. Ky numër i madh i infeksioneve brenda shërbimit shëndetësor po shkakton problem të shumta për ofrimin e shërbimeve nëpër fshatrat e kësaj komune.
Drejtori i Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Rrezart Halili, ka thënë për lajmi.net se numri i madh i infeksioneve brenda personelit shëndetësor dhe kjo po u shkakton probleme të shumta.
Ai thotë se disa fshatra të Prishtinës janë duke i mbuluar me teknik infermier, ndërsa disa të tjerë ka edhe mjek.
Ndërsa sa u përket shërbimeve në shtëpi për personat me sëmundje kronikë, Halil thotë se janë duke u kryer vizitat rutinë.
“Për momentin i kemi 60 punëtor të infektuar. Kështu që kjo po tregon se a kemi mungesë. Disa fshatra në Prishtinës i kemi të mbuluar shumicën me teknik infermier, ndërsa në disa fshatra i kemi edhe me mjek. Kështu që nuk është diçka. Por për këtë janë duke punuar me ato vizitat rutine, që janë të rregullta për personat kronik”, ka thënë Halili.
Ai thotë se janë duke u ballafaquar me mungesë të madhe të punëtorëve për shkak të infeksioneve, derisa shtonë se është një sfidë shumë e madhe për organizimin e e shërbimeve ashtu siç ishte para pandemisë.
“Jemi duke u ballafaquar me mungese të madhe të punëtorëve për shkak të infeksioneve. Edhe ashtu kemi pasur mungesë të punëtorëve. Por presim me u përfundu konkursi. Çdo ditë po na dalin infeksion të reja. Kjo është sfidë shumë e madhe për me i organizu shërbimet në mënyrë normale qysh ka qenë para pandemisë”, ka thënë Halili.
Ndryshe, Prishtina është komuna më numrin më të madh të të infektuarve. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 328 raste me Covid-19.