Vogëlushja gjashtëvjeçare e njohur si South Korean Boram, që është shumë e popullarizuar në YouTube, ka blerë një ndërtesë me pesë kate në qendër të Seulit për shtatë milion euro.
Kjo shumë nuk duket aspak e lartë për sensacionin e internetit dhe familjen e saj, që fitojnë jo më pak se 2.7 milionë euro në muaj, nga 30 milion ndjekësit e kanalit të saj, që vazhdojnë të shtohen edhe më shumë.
Mirëpo, nuk dihet pse u ble pikërisht kjo ndërtesë në lagjen Gangnam, që njihet si Beverly Hills i Koresë Jugore, duke brë që shumë të pasur të kalojnë jetesën në këtë zonë.
Sigurisht se do t’i nënshtrohet renovimeve të shumta, që të përshtaten me ambientet e fëmijëve, në të cilat ajo filmon përditshmërinë e saj, me shumë lodra dhe pajisje moderne.