Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 697 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë qindra pacientë janë shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 61.705 dhe numri i të vdekurve në 1.223.
Në orët e fundit janë shëruar 433 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 36.535 dhe raste aktive aktualisht janë 23.947
Sipas ministrisë, në spitalet COVID në vend po trajtohen 260 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 3.668 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 280.381 testime për personat e dyshuar me koronavirus.