Këto janë arsyet pse është mirë për juve të qani më shpesh.
E qara po që nuk është një prek aktiviteteve të preferuara për ne, shkruan lajmi.net. Kjo më së shumëti vjen sepse askush nuk qanë për arsye të mira.
Mirëpo të derdhësh ca lot mund të jetë më shumë sesa shenjë dobësie. Shkenca ka vërtetuar se në fakt, e qara është shumë e shëndetshme për disa arsye, dhe këto janë ato:
Përmirëson shikimin – nëse nuk e keni pasur rastin të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës, zakonisht do të ndjeheni të dehidruar dhe gjithashtu do të keni shikim më të dobët. Për të përmirësuar shikimin dhe fokusin, e qara do të hidratoj sytë duke përmirësuar shikimin.
E qara pastron hundët – sytë janë shumë të ndërlidhur me hundën, prandaj iu rrjedhin hundët kur qani. Gjatë rrjedhjes të gjitha bakteriet nxirren si nga hunda, po ashtu sytë.
I ndihmon foshnjat të marrin frymë dhe të flenë – me që në këtë mënyrë largohen fluidet e panevojshme nga goja, hunda dhe mushkëritë, kjo do të ndihmoj foshnjën të ndjehet më e lirë de relaksuar, duke e vënë në gjumë. Gjithashtu foshnjat që qajnë para se të flenë, flenë më gjatë.
Ndihmon të shëroheni emocionalisht – e qara nuk ndodhë vetëm kur jeni të trishtuar, ajo gjithashtu vjen nga stresi, frika ose edhe gëzimi i madh. Sipas studimeve është thënë se në këtë mënyrë truri ynë e rikthen balancin emocional.
Edhe ju, si foshnjat, do të flini më shpejtë dhe gjatë – zakonisht të gjithë ndihen më mirë pasi që qajnë, sepse trupi i liron toksinat dhe hormonet, duke e ulur stresin. Gjithashtu e qara forcon imunitetin dhe iu ndihmon të humbisni peshë.
E qara lehtëson dhimbjet fizike – kur qani, lirohen endorfina dhe oksitocina, duke lehtësuar dhimbjet tuaja. Këto dy janë kimikate që prodhon trupi për të qetësuar dhimbjet fizike dhe gjithashtu për të përmirësuar disponimin. Prandaj nëse jeni lënduar fizikisht, e qara do të largoj dhimbjen më shpejtë. /Lajmi.net/