Ballina Lajmet Kosovë “6 milionë e gjysmë marka për UÇK-në” – BIK shënon 28 Nëntorin...

“6 milionë e gjysmë marka për UÇK-në” – BIK shënon 28 Nëntorin në Suharekë

Me rastin e festës së 28 Nëntori, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë organizoi manifestimin kulturor kushtuar kësaj dite. Në të u çmua kontributi i BIK-ut ndër shekuj, por edhe u kritikuan ashpër lëvizjet e fundit, të cilat sipas myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, kanë synim t’i përçajnë shqiptarët.

Gjithçka nisi me intonimin e himnit kombëtar.

E pas tij, edhe ai shtetëror i Kosovës.

Në këtë formë u pritën besimtarët myslimanë në shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Kjo pasi Këshilli i Bashkësisë Islame në këtë komunë, të martën organizoi një manifestim kulturor kushtuar 28 Nëntorit.

Për këtë, i pari që doli para të pranishmëve, ishte nikoqiri.

“Jemi mbledhur duke kujtuar me krenari, nëntorin e ngritjes se flamurit në Vlorë, nëntorin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jasharit, dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar kryetari i KBI-Suharekë, Haki Hoxha.

E fjalë të mëdha për kontributin e Bashkësisë Islame për vendin, tha i pari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Kontributi i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i hoxhallarëve nuk është (nga) sot apo dje. Unë sa mbaj mend e sa di, duke filluar nga Mulla Idriz Gjilani, t’u fillua pas Luftës së Dytë Botërore, në 1968, në 1981, ’82, ’89, pastaj kontributi në vitet e 1990-ta”.

E këtu nuk mungoi as flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në radhët e të cilës dëshmorë ranë plot 37 imamë.

NAIM TERNAVA – MYFTI I KOSOVËS
“Ju vëllezër dhe motra jeni ata të cilët edhe në atë kohë të vështirë, ndatë nga pasuria jua 6 milionë e gjysmë marka në vlerë për të ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për të strehuar dhe ushqyer njerëzit që vinin nga rajonet e luftës dhe këtë e bëtë përmes Këshillit të Emergjencës së Bashkësisë Islame të Kosovës në krye të së cilit isha unë vet”, ka deklaruar myfti i Kosovës, Naim Ternava.

Me tone më të ashpra, myftiu i Kosovës foli për lëvizjet e fundit, që sipas tij, duan t’i përçajnë shqiptarë.

“Janë ngritur ne këmbë disa komunistë e shërbëtor të atij sistemi, kinse në emër të kombit e patriotizmit, e fyejnë me fjalët më poshtëruese e më të ulëta e banale fenë tonë islame”.

Këtij organizimi nuk i munguan as veshjet kombëtare të atyre që i gëzohen festave më së shumti.

Por, as emrat e njohur të artistëve..

Exit mobile version