Emoji-t konsiderohen tashmë si një gjuhë universale, ku rreth 6 miliardë të tilla dërgohen çdo ditë. Megjithatë, shumica e përdoruesve konstatojnë se përfaqësimi duhet të jetë më gjithëpërfshirës.
“Global Emoji Diversity & Inclusion” është një raport i cili zbuloi se 83% e përdoruesve në të gjithë botën duan që krijuesit e imazheve të vogla dixhitale të kenë një përfaqësim më gjithëpërfshirës. Sondazhi përfshiu 7,000 përdorues konstant ku 54% e të anketuarve mendonin se identiteti i tyre reflektohej në mënyrë të përshtatshme.
Ndërkohë 37% e përdoruesve me nevoja të veçanta thanë se ndiheshin të përfaqësuar nga emoji-t aktualë. Kultura ishte kategoria më e përmendur për të cilën përdoruesit kërkuan më shumë gjithëpërfshirje, e ndjekur nga raca dhe etnia.
Ngjyra ose modeli i flokëve, aksesorët e veshjeve, lloji i trupit dhe ngjyra e syve ishin opsionet më të njohura mbi personalizimin që përdoruesit e ikonave thanë se do të pasqyronin më mirë pamjen personale. Studiuesit zbuluan gjithashtu se dëshira për emoji të tjerë ndryshon shumë në varësi të moshës. Adobe po bashkëpunon me grupin Emojination, për të nxitur krijimin e ikonave më përfaqësuese në të gjithë botën.