6 anëtarë të stafit të fushatës së Trump, pozitivë me koronavirus

6 anëtarë të stafit të fushatës presidenciale të Presidentit Trump janë infektuar me koronavirus.

Zëdhënësi i fushatës presidenciale lajmëroi se përpara tubimit të Presidentit në Oklahoma, u testuan qindra persona, dhe 6 prej tyre rezultuan pozitiv.

Ky është tubimi i parë i fushatës presidenciale, pas shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti u kritikua shumë pasi mblodhi 19 mijë ndjekës në një salle të mbyllur në Tulsa, në Oklahoma.

Organizatorët e fushatës i kërkuan të gjithë pjesmarrësve të firmosnin një deklaratë se nëse infektoheshin, nuk do të fajësonin presidentin./Opinion.al