Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 550 kilometra tela me gjemba kundër fluksit të migrantëve nga Bjellorusia

550 kilometra tela me gjemba kundër fluksit të migrantëve nga Bjellorusia

Lituania ka filluar ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba, në kufirin me Bjellorusinë përballë një rritje të shpejtë të numrit të hyrjeve të migrantëve të paligjshëm.

“Instalimi i një gardhi me tela me gjemba ka filluar sot dhe, sipas planeve, do të ketë një gjatësi totale prej 550 kilometrash”, deklaroi ministrja e Brendshme lituaneze, Agne Bilotaite.

“Kemi marrë vendim për të ndërtuar një gardh në kufirin me Bjellorusinë. Ne mendojmë se mund ta bëjmë atë shumë shpejt. Një gardh i tillë do të kushtonte rreth 41 milionë euro”, theksoi Bilotaite.

Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko ka kërcënuar vazhdimisht Bashkimin Evropian për të lënë refugjatët të kalojnë nëpër zonat e luftës, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura kundër Minskut. /atsh

Exit mobile version