550 kilometra tela me gjemba kundër fluksit të migrantëve nga Bjellorusia

Lituania ka filluar ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba, në kufirin me Bjellorusinë përballë një rritje të shpejtë të numrit të hyrjeve të migrantëve të paligjshëm.

“Instalimi i një gardhi me tela me gjemba ka filluar sot dhe, sipas planeve, do të ketë një gjatësi totale prej 550 kilometrash”, deklaroi ministrja e Brendshme lituaneze, Agne Bilotaite.

“Kemi marrë vendim për të ndërtuar një gardh në kufirin me Bjellorusinë. Ne mendojmë se mund ta bëjmë atë shumë shpejt. Një gardh i tillë do të kushtonte rreth 41 milionë euro”, theksoi Bilotaite.

Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko ka kërcënuar vazhdimisht Bashkimin Evropian për të lënë refugjatët të kalojnë nëpër zonat e luftës, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura kundër Minskut. /atsh