Ballina Uncategorized 53 milionëshi: Policia kallëzon penalisht Pal Lekajn, Prokuroria Speciale ende heton

53 milionëshi: Policia kallëzon penalisht Pal Lekajn, Prokuroria Speciale ende heton

53 milionët që Qeveria e Kosovës ia pagoi kompanisë “Bechtel-Enka” për autostradën “Arbën Xhaferi” janë bërë një temë e rëndësishme politike. Menjëherë pas këtij vendimi, Prokuroria Speciale e Kosovës nisi hetimet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të zbardhur arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

Sipas burimeve të portalit Indeksonline, Departamenti Special Anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, ka përfunduar hetimet për këtë çështje dhe ka ngritur kallëzim penal kundër dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Të njëjtat burime theksojnë se në shënjestër të këtyre hetimeve është edhe ministri Pal Lekaj, dhe këshilltari i tij Eset Berisha, që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës që në muajin tetor. Por, edhe pas më shumë se dy muajsh, Prokuroria ende nuk ka bërë asnjë hap konkret, përcjell Periskopi.

I pyetur nga Indeksonline në lidhje me çështjen, zyrtari për informim Astrit Kolaj ka thënë se rasti është ende në fazën hetimore.

”Rasti të cilin ju i referoheni është në fazën hetimore, per veprimet e metejshme të cilat ligjërisht janë të lejuara për publikim, do t’ju njoftojmë me kohë.”

Exit mobile version