Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia vazhdon bombardimet e fuqishme në Alepo të Sirisë

Rusia vazhdon bombardimet e fuqishme në Alepo të Sirisë

Aeroplanët luftarakë rusë i kanë vazhduar bombardimet e fuqishme në qytetin sirian, Alepo, që është nën kontroll të kryengritësve, pas disa ditëve të qetësisë relative.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 8 civilë janë vrarë në dy lagje të qytetit të rrethuar Alepo, ku afro 250 mijë banorë mbeten të bllokuar.
“Ky ishte bombardimi më i fuqishëm rus prej se regjimi i Sirisë pat shpallur se do t’i reduktojë bombardimet” më 5 tetor, tha Rami Abdel Rahman, nga ky observator.
Ushtria siriane më 5 tetor pati shpallur se do t’i reduktonte bombardimet në Alepo, dhe kishte kërkuar nga civilët që të distancohen nga kryengritësit.
Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë avancuar në hapësirat që janë nën kontrollin e kryengritësve, me qëllim që ta rimarrin gjithë qytetin Alepo.
Observatori tha se së paku 290 njerëz, shumica civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave qeveritare apo ato ruse, prej se ka filluar operacioni për rimarrjen e Alepos, më 22 të muajit të kaluar. /Rel/
Exit mobile version