Bazuar në raportin 24-orësh nga klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim nga Covid-19 janë 51 pacientë, të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 26 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 25 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 12 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë