Themeluar më 4 Prill 1975, Microsoft nënshkroi një marrëveshje me IBM për të ofruar softuerin e parë për kompjuterët në 1980. U bë gurthemeli i MS-DOS, që dominoi kompjuterët IBM të viteve 80.
Pesëdhjetë vite më parë, Micro-Soft u themelua nga dy miqtë Bill Gates dhe Paul Allen.
Siç edhe emri sugjeron, Microsoft ishte fillimisht i përqendruar tek mikroprocesorët dhe softueri, dhe Gates dhe Allen krijuan një kompani për të zhvilluar softuerë për Altair 8800, një kompjuter personal i hershëm.
Themeluar më 4 Prill 1975, Microsoft nënshkroi një marrëveshje me IBM për të ofruar softuerin e parë për kompjuterët në 1980. U bë gurthemeli i MS-DOS, që dominoi kompjuterët IBM të viteve 80.
Suksesi i hershëm i Microsoft në zhvillimin e softuerit për kompjuterët personalë i hapi rrugë versionit të parë të Windows në 1985. Ndërfaqja e hershme e Windows mbi MS-DOS bëri progres të shpejtë duke u shndërruar në një sistem operativ më i aftë me lançimin e Windows 95.
Versioni i shumëpritur i Windows debutoi në mesin e natës ku fansat u rreshtuan pas dyerve të dyqaneve për të blerë kutitë e kopjeve të Windows 95 që më pas instalohej në kompjuterët e tyre.
Windows 95 prezantoi shumë komponentë dhe pjesë të Windows-it që sot jemi shumë të njohur me ta si File Explorer, My Documents dhe Recycle Bin.
Ndërsa me çdo version Microsoft përmirësonte më tutje Windows, gjithashtu zhvilloi një varietet aplikacionesh produktive përgjatë 1980 që së shpejti do të shndërrohej në suitën Office.
Lançuar fillimisht në 1989 për Mac, Office u bë pjesë integrale e Windows ndërsa sot operon edhe në shfletues. Suksesi i Microsoft me Windows dhe Office i ka hapur rrugë zgjerimit të kompanisë në shumë drejtime përgjatë 50 viteve, përfshirë lançimin e konsolës së lojërave Xbox në 2001 apo Azure Cloud në 2008 e madje Bing Search në 2009.
Microsoft ka eksperimentuar me disa harduerë përgjatë viteve, por linja më e suksesshme e pajisjeve ka ardhur në formën e Surface që u lançua në 2012-ën krahas Windows 8. Surface shërbeu si mjet i Microsoft për të demonstruar më të mirën e Windows dhe Office.