Që prej 2020-ës janë mbajtur 15 edicione të Upshift në qytete të ndryshme të Shqipërisë me mbi 1500 të rinj pjesëmarrës, 87 projekte të financuar dhe përfshirë mëse 123 mentorë.
Më 21 Nëntor u mbajt në qytetin e Korçës pranë Innovation Hub, sesioni Upshift4Advocacy duke mbledhur së bashku rreth 50 të rinj dhe përfaqësues të Këshillit Rinor Vendor të qarkut të Korçës.
Upshift4Advocacy është një workshop për advokimin social që u mëson adoleshentëve dhe të rinjve të grupeve të marxhinalizuara, të advokojnë për nevojat dhe të drejtat e komuniteteve të tyre.
Gjatë workshopit, të rinjtë dhe adoleshentët trajnohen për t’u ballafaquar me sfidat që hasin në komunitetet e tyre duke fituar mbështetje publike për kauzat ose politikat e tyre. Kështu ata kuptojnë rolin tyre të rëndësishëm në të qenurit elastikë përballë ndryshimit social ndërsa zhvillojnë aftësitë e tyre për të advokuar dhe ndërtuar jetë të qëndrueshme.
Grupet pjesëmarrëse të të rinjve vinin si fitues të edicioneve të kaluara të Upshift. Gjatë sesionit një-ditor të Upshift4Advocacy, të rinjtë kaluan nëpër disa aspekte të advokimit siç është analiza Smart, kohështrirja, planifikimi, dizenjimi dhe implementimi i një fushate advokimi në komunitet.
Pasi punuan në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, grupet krijuan fushatën e tyre të advokimit , të cilët e prezantuan përballë jurisë së përbërë z. Flogert Muça Ekspert Komunikimi, znj. Esmeralda Shala, CEO e ICTSlab dhe z. Joan Deli, Udhëheqës Rinor, Këshilli Rinor Lokal pranë Bashkisë Korçë.
Shooting Stars u përzgjodh si grupi fitues nga fshati Pirg i Korçës. Anëtarët e këtij grupi do të advokojnë në bashkinë e tyre për të adresuar hapësirat multifunksionale për të rinjtë përmes muzikës dhe sportit.
Upshift është një program social-rinor i zhvilluar në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen financiare të Qeverisë Italiane dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, dhe implementohet nga qendra laboratorike ICTSlab. Vjen në mbështetje të të rinjve dhe adoleshentëve duke u shndërruar në agjentë të ndryshim social në komunitetet ku jetojnë.
Që prej 2020-ës janë mbajtur 15 edicione të Upshift në qytete të ndryshme të Shqipërisë me mbi 1500 të rinj pjesëmarrës, 87 projekte të financuar dhe përfshirë mëse 123 mentorë.
Në Upshift4Advocacy të rinjtë fitojnë aftësi për të vlerësuar nevojat e komunitetit, për të menaxhuar fushata, për të lobuar dhe influencuar proceset vendimmarrëse dhe mësojnë të përdorin median sociale për të shtuar ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale.