5 veçoritë kryesore të sistemit të ri operativ tek iPhone

Pak ditë para se gjiganti teknologjik, Apple, të lansojë në treg telefonin e ri, kompania do të lansojë sistemin e ri operativ për mobilë, me shumë veçori të reja. iOS 15 do të arrijë më 20 shtator, katër ditë para daljes në treg të iPhone 13.

“BGR” ka përmbledhur top veçoritë që do t’i sjellë ky sistem i ri operativ.

Përmirësim i selektimit të tekstit

Me iOS 15, Apple ka thënë se përdoruesit do të kenë mundësinë të selektojnë saktësisht pjesën e tekstit që duan “me kursorin e përmirësuar që zmadhon tekstin që po e shikoni”.

“SharePlay”

“SharePlay” është veçoria më e pritur tek Apple, por ajo do të vijë më vonë. Kjo veçori pritet të ndryshojë mënyrën se si përdoret iPhone. Veçoria do t’ua mundësojë përdoruesve të dëgjojnë muzikë, apo të shikojnë filma me përdorues të tjerë në të njëjtën kohë duke shpërndarë materialet me njëri-tjetrin.

“Fokusi”

Fokusi në iOS 15 do të jetë një nga veçoritë që pritet të bëjë më së shumti bujë. Kjo është e ngjashme me versionin e “fluturimit”. Por tani me “Focus” njerëzit do të zgjedhin kur janë në punë për të shmangur njoftimet e aplikacioneve rekreative.

“Drag and drop”

Kjo sjell mundësinë për të kapur dhe bartur përmbajtje, si fotografi, nga aplikacioni i fotografive direkt në e-mail.

Përmirësime te FaceTime

Me iOS 15, Apple po përpiqet ta rrëzojë aplikacionin “Zoom” që në pandemi bëri bujë. Këtë mundohet ta bëjë duke sjellë veçori të reja te FaceTime duke përmirësuar zërin e përdoruesve gjatë bisedave telefonike.

iOS 15 do të vijë te pajisjet:

• Phone 6s
• iPhone 6s Plus
• iPhone SE (original model)
• iPod Touch (seventh-generation)
• iPhone 7
• iPhone 7 Plus
• iPhone 8
• iPhone 8 Plus
• iPhone X
• iPhone XR
• iPhone Xs
• iPhone Xs Max
• iPhone 11
• iPhone 11 Pro
• iPhone 11 Pro Max
• iPhone SE (2020)
• iPhone 12 Mini
• iPhone 12
• iPhone 12 Pro
• iPhone 12 Pro Max