A e dini se ka rreth 39 milion njerëz të verbër në botë, por 80% të verbërisë mund të parandalohet apo të shërohet?
Ja pesë shenja paralajmëruese se fëmija juaj ka probleme me shikimin.
- Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose ndërsa lexon libra i mban ato afër syve.
- Fërkon shpesh sytë me duar.
- Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.
- Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syrit.
- Mbyllja e njërit sy derisa shikon televizor ose lexon. Nëse i vëreni këto raste, drejtohuni menjëherë tek mjeku okulist