Ministri i jashtëm i Katarit ka kritikuar fqinjët arabë për bllokadën e vazhdueshëm ekonomike të vendit, duke deklaruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po rrit përpjekjet për zgjidhje diplomatike të krizës.
Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani i dha këto deklarata në Paris, ku edhe ishte pjesëmarrës në një diskutim të organizuar nga Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Kuvajti ka udhëhequr përpjekjet e ndërmjetësimit midis Katarit dhe vendeve bllokuese, por pa sukses deri më tani.
Pasi bllokada tani po hyn në muajin e pestë, Katari ka kërkuar rrugë dhe burime alternative të tregtisë.
Aleati më i ngushtë i vendit, Turqia, ka dërguar dhjetëra avionë me furnizime ushqimore, që nga fillimi i bllokadës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha muajin e kaluar se Katari ka vepruar në mënyrë efektive në mbrojtjen e ekonomisë së saj kundër sanksioneve të Gjirit. /MESAZHI/