5 milionë dollarë nga FBI-ja kush jep informacion për mbretëreshën kripto Ruja Ignatova

Që prej 2017-ës ajo është zhdukur kur zyrtarët Amerikanë nënshkruan një mandat arresti dhe hetuesit e vunë në shënjestër.

Shpërblimi për informacionin që çon në arrestimin e Ruja Igantova, njohur edhe si mbretëresha e kripto, është rritur në 5 milionë dollarë nga autoritetet Amerikane.

Me origjinë Bullgare dhe shtetësi Gjermane, 44-vjeçarja kërkohet nga FBI-ja për orkestrimin e një mashtrimi me kroptomonedha prej 4.5 miliardë dollarësh quajtur OneCoin.

Që prej 2017-ës ajo është zhdukur kur zyrtarët Amerikanë nënshkruan një mandat arresti dhe hetuesit e vunë në shënjestër.

Tre javë më parë një podkast dhe dokumentar BBC, zbuloi lidhjet e saj me botën e krimit në Bullgari ndërsa dyshohet se për zhdukjen e asaj, mundësisht vrasjen, mund të jetë përgjegjës një bos mafie.

Megjithatë autoritetet mbeten në kërkim të Ignatova. Në 2022 FBI-ja e shtoi në listën e 10 njerëzve më të kërkuar duke ofruar shpërblim 100 mijë dollarë për informacion. Më pas ky shpërblim u rrit në 250 mijë dollarë.

Ditën e Mërkure shpërblimi u 20 fishua. Një shumë e njëjtë është në dispozicion për Daniel Kinahan, një emër i cili besohet se udhëheq kartelet më të mëdha të drogës në Europë.

Erdhe autoritetet Gjermane janë në kërkim të Ignatova. Në Bullgari, ku OneCoin operonte, një zyrtar tha se dënimi i Ignatova do të jepet në mungesë të saj.