Të jesh nënë dhe të kesh një punë e cila të merr kohën më të madhe të ditës është shumë stresuese. Përvec se duhet të jeni mesatarisht 40 orë të javës në punë, ju duhet të jeni edhe në rrjedhat e shtëpisë me pastrimin, gatimin dhe menaxhimin e të gjitha punëve të tjera në shtëpi. Tendenca jonë për t’i planifikuar gjërat deri në detajin më të vogël shpesh na dështon duke pasur parasysh që vazhdimisht përballemi edhe me gjëra të papritura.
Gjërat kryesore që duhet t’i keni parasyshë për të pasur sukses, si në punë ashtu edhe në raport me të qenurit nënë janë :
- Organizimi
Organizimi I ditës të ndihmon padyshim në zgjidhjen e punëve ditore të cilat planifikoni t’i bëni. Është mirë që gjatë kohës që jeni në punë të mundoheni të jeni sa më e koncentruar në atë që bëni në mënyrë që të jeni sa më productive, kurse pas përfundimit të orarit të punës të jeni komplet të përqendruar në jetën tuaj personale, ku hyn këtu edhe rritja dhe kujdesi për fëmijët.
- Menaxhimi i kohës
Menaxhimi I kohës për nënat në punë është padyshim sfidë shumë e madhe. Zakonisht nënat jane të prirura që gjatë kohës në punë të jenë sa më produktive me qëllim që pas orarit të punës të mos merren me asnjë punë që ka të bëjë me profesionin, e në këtë mënyrë të jenë të koncentruar në punët e shtëpis.
- Balancimi
Balancimi mes punëve të shtëpis dhe punëve në profesion është faza kyqe për secilën nënë që punon. Është shumë e nevojshme që problemet të cilat I keni gjatë ditës në punë të mos I ndani me familjen, pasiqë kjo do të prishte harmonin e kohës familjare apo qështjet familjare t’i ndani në vendin e punës. Kjo nuk tregon aspak profesionalizëm. Gjetja e një balance në këtë drejtim është shumë e mirëseardhur pasiqë edhe ju si nënë ndiheni më të qeta kur e arrini këtë gjë.
- Delegimi
Delegimi I punëve në vendin dhe personin e duhur padyshim ndihmon në vendin e punës. Mësoni t’i ndani me të tjetër punët e përditshme, për shembull me bashkëshortin, fëmijën me të madh apo familjarët e tjerë me të cilët ndani shtëpinë. Të njëjtën gjë praktikoni edhe në vendin e punës. Nëse kolegët janë të gatshëm të kontribojnë në punën tënde atëherë është mirë që t’i delegoni edhe atyre gjërat të cilat mund të ju ndihmojnë.
- Kohë për veten
Rëndësi po ashtu shumë të madhe në mirëqenjen tonë si nëna por edhe si punëtore në kompani të ndryshme ka edhe koha të cilën ne e ndajmë për veten dhe për të mirën tonë. Një shëtitje e vogël vetëm larg punës dhe larg shtëpis ndonjëherë është shumë e mirëseardhur duke e ditur që kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në produtkivitetin tonë.
Të jesh nënë padyshim që është privilegj dhe dhuratë shumë e madhe, mirëpo t’i organizosh të gjitha punët profesionale që të arrish të mbash balancën e punës dhe shtëpis padyshim se është një sfidë në vete. Është shumë e rëndësishme që secilin hap dhe vendim që marrim ta mendojmë mirë për arsye se të qenit nënë t’i kufizon disa gjëra të cilat lidhen ngusht me familjen dhe fëmijën.