Pirja e një gote çaj të gjelbër në ditë mund të bëjë mrekullira në trupin tuaj. Më poshtë gjeni një listë arsyesh që çaji i gjelbër është shumë i shëndetshëm për organizmin tuaj.
1. Çaji i gjelbër është shumë i mirë për eshtrat e juaja;
Caji i gjelbër ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes së eshtrave. Gratë që pinin rreth 2 gota çaj të gjelbër në ditë kishin 30% më pak shancë që të kenë probleme me osteoporozë.
2. Çaji i gjelbër mund t’ju ndihmojë në parandalimin e kancerit;
Në vendet ku çaji i gjelbër përdoret shumë si Japonia, numri i të prekurve nga kanceri është shumë më i vogël. Përderisa shkenctarët nuk janë shumë të sigurt nëse çaji i gjelbër është një ndër faktorët për parandalimin e kancerit ata janë të sigurtë që çaji i gjelbër përmbanë antioksidantë të fuqishëm.
3. Çaji i gjelbër mund t’iu ndihmojë të qëndroni në peshën ideale;
Çaji i gjelbër mund t’iu ndihmojë që të largoni yndyrnat e tepërta nga trupi juaj, kështu duke ju ndihmuar të keni një peshë të shëndetshme.
4. Çaji i gjelbër mund të ulë nivelin e kostelorit;
Sipas studimeve çaji i gjelbër është i lidhur me ndikimin që ka në uljen e kolesterolit “të keq”.
5. Çaji i gjelbër ju mbushë me energji;
Edhe personat që po mundohen të largohen nga kafeina, mund të shijojnë çajin e gjelbër për shkak se një gotë çaji të gjelbër mund t’iu jap edhe më shumë energji se kafeja, por jo me dhimbje koke që mund të vijë nga teprimi me kafeinën që përmban kafeja.