48 egjiptianë të vdekur në Libi

Rreth 48 emigrantë egjiptianë u gjetën të vdekur në Libinë lindore, ka njoftuar Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë.

Në një deklaratë njoftuar të shtunën, Gjysmëhëna e Kuqe tha se trupat u gjetën në jug të një pike kontrolli midis qyteteve Tobruk dhe Ajdabiya në Libinë verilindore.

“Viktimat ishin rrugës për të hyrë në Libi, ku do të punonin ilegalisht,” tha organizata.
Gjysmëhënia e Kuqe tha se vetëm 19 trupa u transferuan ndërsa 29 të tjerë ende gjenden në shkretëtirë.

Deri tani nuk pati asnjë koment nga autoritetet egjiptiane.
Libia është e përfshirë në një gjendje të dhunës dhe trazirave që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme përfundoi me rrëzimin dhe vdekjen e diktatorit Muammar Gaddafi. /MESAZHI/