Ballina Lajmet Shqipëri 47-vjeçarin e pickon grerëza, humb jetën rrugës për në spital

47-vjeçarin e pickon grerëza, humb jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tropojë, pasi një 47-vjeçar ka pësuar vdekje nga pickimi i një grerëze.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, nëse ka qenë vetëm pickimi i grerëzës apo 47-vjeçari ka vuajtur nga ndonjë sëmundje.

Njoftimi i Policisë

Më datë 18. 06. 2018, në fshatin Tetaj, Tropojë, duke punuar në arë, shtetasi T. Rr., vjeç 47, është pickuar nga një grerëz dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë.

Exit mobile version