Të paktën 90 persona janë lënduar pasi një cilindër gazi ka shpërthyer në një restorant në qytetin Velez-Malaga në jug të Spanjës.
Sipas autoriteteve spanjolle, pesë persona janë në gjendje të rëndë por nuk janë në rrezik për jetë. Zëdhënësi i këtij qyteti, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë një festivali që po mbahej në qytet.
Shkaku i këtij shpërthimi “mund të ketë qenë rrjedhja e gazit”, ka thënë kryetari i qytetit, Antonio Moreno Ferrer. Velez-Malaga është rreth 40 kilometra larg resortit të famshëm të Malagas.