441 pacientë me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, 441 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi.

Spitalet e Përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.