43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektivë, një në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 43 pacientë të cilët janë të prekur me koronavirus.

Në Kosovë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 1 mijë e 486.

Vetëm në tre ditët e fundit, numri i të infektuarve është rritur dukshëm, shkruan lajmi.net.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 43 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas njoftimit, 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërkaq një paciente është në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive, shkruan më tutje lajmi.net.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 486 raste me kosonavirus, 33 prej tyre kanë ndërruar jetë dhe 953 janë shëruar. Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 500.