409 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

533 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, prej tyre 409 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 348 persona, ndërsa 47 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë për trajtim 205 pacientë, 170 të konfirmuar me COVID 19, gjersa 123 raste janë me oksigjeno-terapi.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 328 pacientë. 239 kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq 225 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.